Basha: Fronti opozitar kërkon largimin e Edi Ramës, të shembet lidhja politikë – krim

Shqipëria

Basha: Fronti opozitar kërkon largimin e Edi Ramës, të shembet lidhja politikë – krim

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:23
Lulzim Basha

Në përfundim të tryezës së partive opozitare kreu i PD-së, Lulzim Basha “zbuloi” edhe 3 vendimet e marra.

Basha u shpreh se Shqipëria ndodhet para një gremine dhe së zgjidhje është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës.

“Falënderoj partitë që iu përgjigjen thirrjes për këtë tryezë, ftoj në veçanti botën akademike, përfaqësuesin e medias që të na bashkohen pasi Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite me radhë lidhjet e Ramës me krimin?!

Shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të lidhjes së politikës me krimin.

Ka prova që me këto para të krimit u blenë votat

Koha të marrim vendime të mëdha, për fatin e çdo shqiptari.

Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama

Kërkon krijimin e një qeveri antimafia me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe kthimin e normaliteti në vend

Mbi bazë të këtyre vendimeve do të vendosim axhendën e veprimeve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat