Xhaçka konfirmon: Forcat Speciale të FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan

Shqipëria

Xhaçka konfirmon: Forcat Speciale të FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:08
Olta Xhaçka sot gjatë një dreke me Forcat Speciale në Zallherr.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar sot gjatë një dreke me Forcat Speciale në Zallherr vendimin se Forcat Speciale të FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan. Xhaçka tha se jemi duke negociuar me aleatët për të përcaktuar detajet e angazhimit të forcave speciale.

“Në Zallherr, me Forcat Tokësore ndava sot jo vetëm një drekë plot shije por edhe një vendim shumë të rëndësishëm. Së shpejti, ushtarakët e Forcave Speciale do të angazhohen në Afganistan. Jemi duke negociuar me aleatët tanë për të përcaktuar detajet e angazhimit. Por, jam shumë entuziaste për këtë zhvillim të ri, zhvillim i cili është përgjigje jonë pozitive ndaj strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin, për të vazhduar zëvendësimin e pasigurisë me sigurinë, që jep prania jonë. Mesazhi im për të gjithë efektivët e elitës: Stërvituni, përgatituni, që të na përfaqësoni sa më denjësisht. Për familjet, flamurin, atdheun!”, shkruan Xhaçka në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat