Berisha: Përgjimet italiane arrestojnë Tahirin, mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurt!

Shqipëria

Berisha: Përgjimet italiane arrestojnë Tahirin, mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurt!

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:05
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se mandati ndërkombëtar për arrestimin e Sajmir Tahirit tashmë është i sigurt.

Në një status në faqen e tij në facebook, ai i referohet lajmit të medieve italiane, të cilat kanë nxjerrë sot një përgjim të Moisi Habilajt, sipas të cilit “30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit”.

“Saje qorri provohet anetar i bandes, merrte nga Habilajt 30 mije euro per cdo rruge transporti droge qe behej me skafin e tij! Miq, pergjimet e partnereve italiane, Konfirmojne perfshirjen e Tahirit ne trafikun e droges qe benin tezaket e tij Habilaj”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat