PD-LSI bëhen bashkë: Bushati me sjellje rrugaçërie

Shqipëria

PD-LSI bëhen bashkë: Bushati me sjellje rrugaçërie

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:39
Komisioni për Integrtimin Europian

Deputetët e PD-së dhe të LSI-së janë bërë bashkë duke dënuar qëndrimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Kjo vjen pas sherrit në Komisionin për Integrtimin Europian dhe replikave fyese që përfshinë ministrin Bushati dhe opozitarët, konkretisht demokratin Genc Pollo.

Deklarata:

Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij  para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor  2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .

Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt  jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. ?Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi  dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila   nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë.

Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Emrat:

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat