Rama në Maqedoni: Do bëjmë mbledhje të përbashkët qeverie

Shqipëria

Rama në Maqedoni: Do bëjmë mbledhje të përbashkët qeverie

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:28
Kryeministri Edi Rama u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.

“Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase. Ministritë e Jashtme te te dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të percaktojnë kohën e mbajtjes se mbledhjes së dy qeverive,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat