Skandal me zëvendëskryeministren në Shkodër, nuk pyet për ligjet

Shqipëria

Skandal me zëvendëskryeministren në Shkodër, nuk pyet për ligjet

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 13:29
Shkodër

Edhe pse përbetohen se do të respektojnë ligjin, sapo vijnë në pushtet ndodh krejt e kundërta.

Kjo ka ndodhur edhe me zëvendëskryeministren Senida Mesin ditën e sotme, e cila nuk e ka pasur problem që të parkojë makinën e saj në mes të pedonales së Shkodrës.

Denoncimin e ka bërë gazetari Elvis Nabolli, i cili në rrjetet sociale, ka postuar foton e makinës së zëvendëskryeministres në pedonalen e Shkodrës, zonë e cila dihet se është e destinuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Ja statusi i Nabollit në rrjete sociale:

“Ligji asht i barabarte per te gjithe”….asht e shkrume e zeza ne te bardhe!!! Tvetje, cka lyp makina e zv/kryeministres ne pedonale….? Fiksim e kam pas me parku edhe une njehere ne pedonale me e provu at ndjesine qe do te japin!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat