Keni aplikuar për llotarinë amerikane në Shqipëri? Ka një lajm të keq dhe një të mirë!

Shqipëria

Keni aplikuar për llotarinë amerikane në Shqipëri? Ka një lajm të keq dhe një të mirë!

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:05
Foto ilustruese

Kushdo që ka aplikuar për llotarinë amerikane për këtë vit në Shqipëri do të detyrohet që ta kryejë sërish aplikimin.

Ky është lajmi i keq që është bërë publik këtë të hënë nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, por nga ana tjetër, ka dhe një lajm të mirë për të interesuarit, e sidomos ata që ende nuk e kanë kryer aplikimin.

Për shkak të problemeve teknike që u shfaqën në portalin e regjistrimit online, Ambasada e SHBA-ve ka vendour që të shtyjë afatin e aplikimeve, kësisoj, gjithçka nis nga e para këtë të mërkurë ndërsa afati përfundimtar mbarom më 22 nëntor, në orën 17:00.

Për më tepër lexoni njoftimin e ambasadës së SHBA-ve: Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat