Denoncimi i Bashës për pengmarrësin e Fierit, reagon Policia

Shqipëria

Denoncimi i Bashës për pengmarrësin e Fierit, reagon Policia

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:07
Policia e Shqipërisë

"Në lidhje me statusin e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike në rrjetin social ‘Facebook’ ku akuzohet Policia e Fierit për fshehjen e  një ngjarjeje, informojmë se ngjarja në fjalë nuk është fshehur, por sipas procedurës standarde të punës është publikuar dhe mund të gjendet lehtësisht si çdo njoftim tjetër në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit."

Ky është reagimi që ka bërë sot, Policia e Fierit, pas denoncimit në rrjetet sociale nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të një rasti pengmarrjeje në Fier nga një bandë që mbështet partinë në pushtet e në veçanti, deputetin e zonës, Gramoz Ruçin.

Policia shprehet në vijim: "Konkretisht ngjarja e pasqyruar në web “Më datë 03.10.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqj të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi F.L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se në datë 02.10.2017, në lagjen “1 Maj” Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”.

Policia e Shtetit është e vendosur të kryejë detyrën me përgjegjësi e seriozitet dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri e këdo që shkel ligjin. E për këtë arsye, Policia e Shtetit fton çdo qytetar dhe parti politike të kërkojë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur pasaktësitë në mos abuzimet me faktet."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat