Beteja për ‘lidhjet me kriminelët’: PS i përgjigjet Bashës me këto foto

Shqipëria

Beteja për ‘lidhjet me kriminelët’: PS i përgjigjet Bashës me këto foto

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:39
Taulant Balla

Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi dje një foto të të kërkuarin nga drejtësia italiane Durim Keçi me deputetin e PS, Blendi Klosi duke shkaktuar debat sot në Kuvend.

Por kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh Durim Keçi ka qenë në çadrën e PD.

Mediat kanë publikuar edhe foton, ku duket Durim Keçi, personi me xhupin jeshil në çadrën e Partisë Demokratike.

Image

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj me një foto tjetër akuzave të kreut të PD-së.

Balla i kërkoi Bashës që të heqë dorë nga foto të tilla dhe nuk mund të shërbenin ato për akuza.

“Nuk po i ikim dot një prirje tërësisht të gabuar, e nisur nga kryetari i PD-së. Zoti kryetar i PD-së, miqësisht po të them edhe si kryetar i grupit të PS, hiq dorë nga historia e fotove sepse po fillove historinë e fotove, unë them se del shumë i humbur. Kam bërë një album me foto dhe çdo ditë do të të japë nga një.

Ky personi këtu quhet Flamur Bega. Ky personi është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste bomba mina me sahat. Pse mo Lulzim, do të vij këtu dhe të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë? Ky takimi këtu është në takimin e PD-së në Shkodër.

Ky ka hyrë në takim dhe pavarësisht se është anëtar i strukturave, nuk them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këtë, apo me Arben Xibron i kapur me kanabis. Të them unë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen? Larg qoftë të ta kërkojmë. Rri se je mirë aty. Ti i kërkove dorëheqjen e Klosit, unë të kërkoj dorëheqjen tënde tani?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat