Çupi: Mazhoranca provokon opozitën

Shqipëria

Çupi: Mazhoranca provokon opozitën

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 06:40
Dhurata Çupi

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi në Top Story se mazhoranca ka provokuar vazhdimisht opozitën që prej zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Provokimi dhe presioni i mazhorancës ndaj opozitës daton që pas 25 qershorit dhe vinin me kompleksin se nuk e kishin marrë votat me të drejtë, por me të blera”, deklaroi ajo.

Në Top Story, Çupi quajti provokim edhe dy votat e rrjedhura nga opozita që shkuan për Gramoz Ruçin kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“Gramoz Ruci provokoi me dy deputetë të opozitës, që në mbledhjen e parë. Mazhoranca e bëri këtë për të tërhequr vëmendjen nga emërimi i Gramoz Ruçi. E nisi me dy deputetët e sajuar dhe më pas me mbylljen e fjalës”, tha ajo.

“Nuk ka ndodhur që kryetarit të opozitës t’i mbyllet goja. Të gjitha kërkesat e PD në tre javë u janë drejtuar kryetarit të parlamentit bazuar në rregullore. Nuk e justifikojnë dot nenin 49 dhe sot asnjë jurist nuk mund të votonte pro masës ndëshkimore për Flamur Nokën”, vijoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat