“Bomba” e Bashës: Rama i thoshte bosit të drogës, “s'ka bir ku*** që të ekstradojë ty"

Shqipëria

“Bomba” e Bashës: Rama i thoshte bosit të drogës, “s'ka bir ku*** që të ekstradojë ty"

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 21:43
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një bombë të vërtetë duke deklaruar se ka prova që kryeministri Edi Rama ka mbrojtur personalisht Durim Keçin, i cilësuar nga media italiane si njëri ndër bosët më të fuqishëm të drogës.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin Oponion të Blendi Fevziut, Lulzim Basha ka deklaruar se Durim Keçi, i arrestuar pak ditë më parë nga policia në Durrës, është lënë i lirë nga Edi Rama deri më tani, pasi ai i ka shërbyer atij për zgjedhjet, dhe jo vetëm ato të qershorit 25.

Madje sipas Bashës, ka tabulate telefonike, ku Rama i thotë hapur Durim Keçit, se derisa ai të jketë kryeministër, nuk ka bir nëne e bir k*** që ta ekstradojë atë në Itali (ku dhe Keçi është dënuar me 9 vite burgim për trafik droge).

“Edi Rama personalisht ka hequr nga kërkimi i INTERPOL emrin e Durim Keçit. Durim Keçi është rihedhur dy ditë përpara se Rama të shkojë për të takuar Gentilonin (kryeministrin e Italisë)

Ky njeri u ka shërbyer socialistëve në dy palë zgjedhje... e sheh Durim Keçin këtu me këtë personin (tregon foton e Durim Keçit me Blendi Klosin)

Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është në vënë në shërbim të Edi Ramës, perësonalisht. Në vitin 2013, tabulatet e komunikimit të Ramës me të i kanë të gjithë.

Madje e dinë nga tabulatet atëher ku Rama thoshte sa të jem kryeministër nuk ka bir i ashu e kështu që tët kapë ty e të të ekstradojë ty në Itali.”-theksoi Basha.

Lideri i demokratëve ka ironizuar dhe me gazetarin Blendi Fevziu, duke i thënë se i deklaron këto çështje përballë tij për dy arsye, që ai të investigojë më tepër për këtë çështje dhe:

“Unë po e them tek ty këtë, se po ta thoja në parlament, sdo më lejonte Gramoz Ruçi.”

Më pas Lulzim Basha ka thënë se tanimë në zonën e Shijakut, Rama ka lidhur marrëveshje me një tjetër familje kriminale, duke e shitur kështu Durim Keçin.

“Në shijak ka dalë një familje kriminale më e fuqishme, që është familja Avdyli. E për hesap të tyre Rama ka lënë Durim Keçin.”-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat