Basha-Ruçit: Mos i vër kazmën Parlamentit, zbato rregulloren

Shqipëria

Basha-Ruçit: Mos i vër kazmën Parlamentit, zbato rregulloren

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 10:32
Lulzim Basha

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare, në lidhje me rregulloren e Kuvendit, pasi deputeti Vangjel Dule kërkoi që sot të mos miratohej projektvendimi për pakicat.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi hodhi me votë propozimin e Dules, duke e rrëzuar atë. Më pas fjalën e mori kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili akuzoi Ruçin se po i vë kazmën parlamentit.

“Zoti Ruçi po ktheheni nga absurd në qesharakë në tragjik, të votojë pro ose kundër kur rregullorja përcakton qartë. Detyra jote është të zbatosh rregullat. Njësoj si para 30-vjetësh ngrenë dorën sa herë ja kërkon ti. Deputeti kërkoi zbatimin e rregullores. Ti zbato rregulloren dhe mos i vërë kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar se nuk doni të përballeni. Nuk dua që edhe kjo seancë të degjenerojë si seanca e kaluar për shkakun tënd”, i tha Basha kreut të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat