Kuvend, pritet debat për komisionin e reformës zgjedhore

Shqipëria

Kuvend, pritet debat për komisionin e reformës zgjedhore

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 09:07
Foto arkiv

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore.

Javën e kaluar, ky projektvendim u bë shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.

Kjo e fundit ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.

Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë.

Por bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat