Basha: Kryeministri nuk do t’ia dijë, shqiptarët po largohen nga vendi

Shqipëria

Basha: Kryeministri nuk do t’ia dijë, shqiptarët po largohen nga vendi

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:36
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së ka folur në lidhje me gjendjen e vendit.

Basha foli për bandat dhe jo vetëm, ai bëri fajtor qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që shqiptarët duan të largohen nga vendi.

“Të dyshuarit kryesorë të bandës në Elbasan janë larguar me ndihmën e Ramës dhe ndodhen në një vend të BE”, tha Basha.

Duke iu referuar barometrit për Ballkanin, Basha tha se motivi kryesor i ikjes nga Shqipëria është gjendje e rënduar ekonomike me të cilën po përballen shqiptarët.

“Kryeministri nuk do t’ia dijë sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë dhe të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara në propagandë”.

I pyetur se si mund të rregullohet gjendja, Basha tha se PD do të paraqes një propozim për të frenuar këtë marrëzi.

“PD do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimin tonë për ta frenuar këtë çmenduri që do të cojë në rritjen e çmimit të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do të vazhdojmë çdo ditë betejën me krimin të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar. Por cdo masë do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat