‘Dashuria’ mes PD e LSI: Sulmet? Ishin sa për… fushatë

Shqipëria

‘Dashuria’ mes PD e LSI: Sulmet? Ishin sa për… fushatë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:45
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po përforcohen zërat për një bashkëpunim të mundshëm, kur bëhet fjalë për qeverisjen aktuale.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi dje se ky bashkëpunim duhet të bëhet në të mirë të qytetarëve.

Pak ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha për mediat se Partia Demokratike po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur bashkë me shqiptarët luftën ndaj krimit të organizuar.

Menjëherë pas fjalës së Bashës, pati një reagim edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Edhe kjo e fundit ka folur për front opozitar ndaj asaj që ajo e cilëson si qeverisje të lidhur me krimin.

Krahas këtij bashkëpunimi, në objektivin politik të PD-së pritet të përfshihet edhe reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, e cila është pse është miratuar prej tre vjetësh, demokratët synojnë ta sjellin sërish në vëmendje përmes disa ndryshimeve. Një gjë e tillë në fakt mund të ndodhë vetëm përmes negociatash për të siguruar kuorumin e nevojshëm, çka PD-ja aktualisht nuk e ka.

Ndërkohë në lidhje me akuzat që Edmond Panariti i ka bërë Lulzim Bashës gjatë kohës së fushatës, duke e quajtur si zëdhënës të Ramës, duket se ka një tërheqje.

Ish-ministri i Bujqësisë  pohoi në “News24” se disa deklarata bëhen dhe në kuadër të fushatës dhe se me Bashën e bashkojnë disa pika siç është ajo e financave në bujqësi.

“Disa deklarata bëhen në kuadër të fushatës, me Bashën unë bashkohem në disa pika, për shembull Basha ka ngritur një problem për financimin e bujqësisë dhe kjo gjë më bashkonë mua me të. Fondet e bujqësisë janë të pamjaftueshme dhe ato duhet të shkojnë për investime në këtë sektor,” deklaron Panariti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat