Hapet konkursi për 16 vende të lira pune, ja si mund të bëheni drejtor te ALUIZNI

Shqipëria

Hapet konkursi për 16 vende të lira pune, ja si mund të bëheni drejtor te ALUIZNI

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Edi Rama e ka nisur mëngjesin sot me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të punësohen në shtet.

Janë plot 16 drejtori rajonale të ALUZNI-t për të cilat kryeministri shqiptar njofton se do të hapen konkurse për postet drejtuese. Madje Rama ka postuar të plotë edhe listën e kritereve që duhet të plotësojë gjithsecili prej jush që lakmon për një post drejtori në administratë.

"Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 Tetor dhe për t'u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link

http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/ ", shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat