Dënimi i krimeve të komunizmit nga Basha, Selami: Hipokrizi, ai nuk mbetet pas!

Shqipëria

Dënimi i krimeve të komunizmit nga Basha, Selami: Hipokrizi, ai nuk mbetet pas!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 07:44
Eduard Selami dhe Lulzim Basha

Ish-kandidati për kreun e PD Eduard Selami, pas një periudhe ‘paqeje’, duket se i është rikthyer kritikave ndaj Lulzim Bashës. Përmes një reagimi në twitter, Selami kritikon mesazhin e Bashës i cili dënoi eliminimin e deputetëve gjatë diktaturës, duke e cilësuar atë hipokrizi. Sipas Selamit, për kohën e sotme edhe Basha nuk mbetet pas.

“Denimi i eleminimit te deputeteve ne diktature nga Basha hipokrizi,per kohen dhe mundesite ai s’mbetet pas”, shkruan Selami.

Ky mesazh vjen pas një kohe qetësie nga ana e Selamit. Ai u kritikua ashpër gjatë fushatës për kreun e PD nga ana e kritikëve të tjerë të kryetarit Basha. Selami u akuzua se po përdorej për legjitimimin e farsës zgjedhore të organizuar nga Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat