Rama tha se në Holandë ka tre thertore, por këto dokumente tregojnë të kundërtën

Shqipëria

Rama tha se në Holandë ka tre thertore, por këto dokumente tregojnë të kundërtën

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 17:34
Edi Rama

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama u ndal te tregtimi i mishit, duke premtuar se nuk do të ketë thertore në rrugë dhe lagje.

Rama tha se do të ketë vetëm thertore të mëdha dhe të licensuara, duke sjell si shembull Holandën që sipas tij ka vetëm 3 thertore në mbarë vendin.

Rama iu drejtua qytetarëve me fjalët “Qani për një qen që vritet mizorisht por nuk qani për ato kafshë që theren në rrugë në çdo cep, në sy të fëmijëve…”.

Megjithatë nga një kërkim i thjesht në faqen e Autoritetit holandez për Produktet Ushqimore dhe Konsumatorit rezulton se në Holandë nuk janë tre, por qindra thertore.

Në seksionin e Mishit të Kafshëve Thundrakë Shtëpiakë shfaqet një listë thertoresh të autorizuara në një dokument 16-faqësh.

Lista by Anonymous soL0Nu on Scribd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat