Tahiri dhe Shullazi kërkojnë dëshminë e Berishës në gjyq, reagon kreu i PD-së: Sintoni e krimit!

Shqipëria

Tahiri dhe Shullazi kërkojnë dëshminë e Berishës në gjyq, reagon kreu i PD-së: Sintoni e krimit!

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:19
Lulzim Basha

Pas kërkesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazit, për të dëshmuar në seancën ndaj këtij të fundit, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas tij, fakti që kjo kërkesë është paraqitur njëkohësisht nga Tahiri dhe Shullazi, nuk është rastësi, por “një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet”.

“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plote me njëri tjetrin kërkojnë deshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, shprehet kryedemokrati Basha.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat