Rama takim me ministrat dhe kryesinë e PS-së, ja vendimet e rëndësishme

Shqipëria

Rama takim me ministrat dhe kryesinë e PS-së, ja vendimet e rëndësishme

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:33
Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrat dhe kryesinë e Partisë Socialiste.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrat dhe kryesinë e Partisë Socialiste. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë takimit u diskutua në se shumti rreth axhendës parlamentare për seancën e radhës. Gjithashtu mësohet se kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka kërkuar që në seancën e së enjtes të mos ketë debat për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se kjo pikë u shndërrua në shkakun e vetëm që seanca e javës së shkuar u ndërpre disa herë prej tensioneve të krijuara nga ana e opozitës. Kjo fundit kërkonte që të ketë diskutime, ndërsa mazhornaca e kundërshtoi kërkesën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat