Ministrja jep lajmin: Institucionet e reja të Vetingut janë gati të nisin punën që sot

Shqipëria

Ministrja jep lajmin: Institucionet e reja të Vetingut janë gati të nisin punën që sot

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:00
Etilda Gjonaj

"Institucionet e reja të Vetingut janë gati të fillojnë punën që sot."

Eshte kjo deklarata e shkurter e ministres se Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

"Me përcaktimin e strukturës, pagave dhe godinës, këto institucione sot janë gati dhe tani mbetet të tregohet nga ana e tyre vullneti për fillimin e këtij procesi. Këshillimi i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për pagesën e shtesë të anëtarëve  të komisioneve të vlerësimit. Shumën shtesë të masës 20% të pagesës së përcaktuar me ligj. Qeveria tregon me këtë vendim angazhimin serioz për këtë reformë. Institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot. Qeveria është e angazhuar që procesi të nisë sa më parë. Mezi pritet edhe nga qytetarët që të japë rezultatet e para.Tani mbetet të drejtohet nga vetë organet e vettingut vullneti dhe angazhimi për këtë proces", tha Gjonaj ne nje dale per mediat nga Kryeministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat