Rama: Jemi i vetmi vend që ther në parlament, ther edhe në rrugë!

Shqipëria

Rama: Jemi i vetmi vend që ther në parlament, ther edhe në rrugë!

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 13:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbylljen e thertoreve që tregtojnë mish në rrugë, duke bërë një krahasim me sjelljen e opozitës në Kuvend.

“Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therim dhe në rrugë,- tha Rama. -Në parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar,” duke shtuar se do të vendosë rregulla.

“Kurse gjaku në rrugë është barbari,” – shtoi ai. – Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujën për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik. Thertoret do të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve. Holanda ther disa fish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat