Moti/ Përgatituni! Ja çfarë iu pret nesër

Shqipëria

Moti/ Përgatituni! Ja çfarë iu pret nesër

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:30
Tirana

Dita e nesërme pritet të jetë një ditë e mirëfilltë dimri, me temperatura të ulëta, erë të fortë dhe reshje shiu, madje edhe dëborë në zona të kufizuara.  

Sipas Meteoalab: Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore.

Gjatë paradites, vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja, por kryesisht mbrëmja sjellin sërish kthjellime në territor.

Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 - 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 - 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat