Ky është qyteti shqiptar ku ka më shumë martesa

Shqipëria

Ky është qyteti shqiptar ku ka më shumë martesa

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Shqiptarët vitin e shkuar preferuan të mos martohen, duke sjellë numrin më të ulët të celebrimeve në pesë vitet e fundit.

Janë 22 mijë e 600 martesa të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në të gjithë territorin e vendit, duke u ulur me pothuajse 1/10 në krahasim me një vit më parë.

Në rang vendi, numri i banesave për mijë banorë regjitrohet në 7,7 martesa, ndërsa në nivel qarqesh vihen re diferenca të theksuara.

Lezha është qarku ku pati më shumë celebrime, me një shkëputje të madhe nga pjesa tjetër e vendit. Me 9,5 martesa për 1 mijë banorë, nënkupton se gati 1% e banorëve të qarkut u martuan pikërisht vitin e kaluar. Në Lezhë u regjistrua po ashtu edhe një nga normat më të larta të lindjeve, me rreth 12.5 lindje për mijë banorë.

Rrethe të tjera që shfaqën norma të larta të martesave ishin Berati, Elbasani dhe Fieri. Ndërsa nën mesataren e vendit për martesa renditen Korça, Kukësi dhe Tirana.

Një fakt kurioz nëse shohim edhe numrin e lindjeve, qarku i Kukësit, pavarësisht numrit të ulët të martesave regjistroi normën më të lartë të lindjeve të gjalla për mijë banorë, çka shpjegohet me numrin e lartë të fëmijëve për familje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat