Dalin të dhënat, 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS

Shqipëria

Dalin të dhënat, 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Përgjatë viteve të fundit, 120 shtetas shqiptarë janë bërë pjesë e luftës së “ISIS”, por fatmirësisht pas ndërhyrjes së strukturave shtetërore, numri i rekrutimeve në vitin 2017-n ka kaluar në shifrën zero.

Të dhënën e bëri publike menaxherja pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit Klejda Ngjela, në forumin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” organizuar në qendrën e Bashkimit Evropian, Shkodër.

Ajo që mbetet problem është trajtimi i këtyre rasteve, veçanërisht individëve të kthyer, por edhe familjeve të tyre.

Shqipëria e ka të miratuar një strategji kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa në këtë forum u prezantuan dispozitat ligjore dhe mënyra si të identifikohen personat e riskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat