Përjashtimi i kreut të PD-së nga Kuvendi, Alibeaj: S’ka për të ndodhur kurrë të na mbyllin gojën

Shqipëria

Përjashtimi i kreut të PD-së nga Kuvendi, Alibeaj: S’ka për të ndodhur kurrë të na mbyllin gojën

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:37
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka quajtur jo të drejtë përjashtimin e kryetarit të opozitës nga seanca e sotme parlamentare. Ai tha se nuk do të ndodhë kurrë që maxhoranca t’i mbyllë gojën opozitës.

“Do presim me qetësi të fillojë seanca, kërkojmë të drejtën tonë, nuk do ndodhë më t’i mbyllet goja opozitës. Konferenca u mblodh që dhe objekti është përcaktuar, lista e folësve tanë është depozituar që dje, ka vetëm një gjë, po themi që është mospëregatitja e maxhorancës, por jo, është mungesa e argumentit, ata nuk përballen dot me argumentin. Meqë janë të papërgatitur për të përballur këtë argument bëjnë këtë zgjidhje, të na mbyllin gojën ne, s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat