U përjashtua por Basha nuk ikën nga foltorja, Ruçi "lëviz" deputetët për të dhuruar gjak

Shqipëria

U përjashtua por Basha nuk ikën nga foltorja, Ruçi "lëviz" deputetët për të dhuruar gjak

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 11:33
Lulzim Basha

Pavarësisht se kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi e përjashtoi Lulzim Bashën nga seanca plenare e kësaj të enjte, lideri i demokratëve nuk ka lëvizur nga aula e parlamentit, duke e detyruar sërish kryeparlamentarin që të kërkojë pushim për të tretën herë rradhazi.

Pak minuta më parë Ruçi përjashtoi Bashën nga seanca për shkak se kryedemokrati bllokoi foltoren e kuvendit, por me nisjen e seancës pas 5 minutave pushim, Lulzim Basha nuk ka lëvizur nga aula. 

Gramoz Ruçi është shprehur se derisa të ndërhyjnë punonjësit e gardës për t’i kërkuar Bashës largimin nga foltorja, i lutet të gjithë deputetëve që të përfitojnë nga pushimin për të dhuruar gjak, në kushtet kur punonjësit që do të marrin gjak kanë mbërritur në ambientet e kuvendit.

Kësisoj, seanca u ndërpre për të tretën herë rradhazi dhe mbetet për tu parë nëse Basha do të lëvzë apo jo nga kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat