Basha- Ruçit: Mos na ngri kartonat këtu ti! Kreu i kuvendit "kërcënon": Të përjashtoj

Shqipëria

Basha- Ruçit: Mos na ngri kartonat këtu ti! Kreu i kuvendit "kërcënon": Të përjashtoj

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:57
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza kundër një vendimi të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të shtyrë krijimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore javën e ardhshme dhe debatin në lidhje me të.

Basha ka deklaruar se parlamenti po degradon dhe se kryetari i saj ka nisur të ngrejë kartonat për ti mbyllur gojën opozitës. Senaca sipas Bashës duhet të vijojë dhe të diskutohet ashtu siç ishte parashikuar në seancë.

“Ky biçim parlament po degradon. Opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve, ju vini të papërgatitur, sepse ju nuk e doni debatin. Ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës. Mblidh konferencën e kryetarëve, ky parlament nuk ëshë pronë e jotja dhe funksionon në bazë të rregullores.

Mblidh konferencën e kryetarëve tani. Vendos për një afat të arsyeshëm të debatit, jo për javën e ardhshme. Kjo seancë nuk mund të procedojë kështu në shkelje të normave. Këtu i bie që për katër vite, ti t'i mbyllësh gojën opozitës, ne nuk ta lejomë këtë Gramoz Ruçi.”- tha Basha.

Por debati nuk ka përfunduar me kaq pasi Gramoz Ruçi është shprehur se çështja ka marrë fund dhe se diskutimet sipas kërkesës së PS e LSI-së do të zhvillohen javën e ardhshme.

"Më lejoni të sqaroj se nuk ka asnjë atribut Konferenca e Kryetarëve kur seanca është e mbledhur për rendin e ditës. Propozohet një pro dhe një kundër. Sipas procedurave diskutuan 3 kolegë."- reagoi Ruçi.

Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës i cili është çuar sërish dhe ka kërkuar të flasë përsëri. Por Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen Bashës duke i thënë se po uzurpon foltoren dhe sipas rregullores ai mund të përjashtohet. Më pas Ruçi ka ndaluar seancën për një pushim 5 minutësh.

"Ju lutem mos bllokoni seancën e parlamentit se nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet. Sipas rregullores mund t'ju përjashtoj për bllokim të foltores. Kaluan dy minuta zoti Basha! Atëherë për pushtim të foltores ju tërheq vëmendjen zoti Basha. Atëherë sipas rregullores 5 minuta pushim."-tha Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat