Drama e familjes shqiptare që iu refuzua azili: Kërkojmë nipin, nusja iku me sirianin

Shqipëria

Drama e familjes shqiptare që iu refuzua azili: Kërkojmë nipin, nusja iku me sirianin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:37
Familja

Historia e një nënë të dëshpëruar dhe djalit të saj është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’.

Gjithçka nisi kur kryefamiljari i familjes nga veriu vrau në vitin 2011 një 56-vjeçar dhe më do të fillonte dhe kalvari i vuajtjeve dhe mundimeve. Sot në studion e ‘News24’ ndodhet gruaja e autorit të vrasjes dhe djali i saj, të cilët përveç vuajtjeve që kanë kaluar për krimin që bëri kryefamiljari, kërkojnë të dinë për fatin e nipit 6-vjeçar (djali i personit që ndodhet në studio).

Të dy tregojnë se familja e viktimës kishte çuar fjalë se do hakmerrej, ndaj të gjendur në të tilla kushte nëna së bashku me fëmijët e tjerë, nusen e djalit të burgosur dhe nipin e vogël braktisën veriun e Shqipërisë dhe shkuan në shtetin gjerman për të kërkuar azil. Jetuan në kamp për një kohë të gjatë, mes vështirësive ruanin kontaktet me 2 anëtarët që gjendeshin në burg.

Djali, Gazmendi (ndodhet në studio) mbaroi dënimin prej 6 vitesh burg pasi ditën kur ndodhi krimi ishte në makinë me babain e tij, dhe pas lirimit nga burgu iu bashkua familjes në Gjermani. Pak kohë para mbërritjes së tij ata rrëfejnë të dy nënë e bir se nusja kishte zënë një shok sirian, ndërsa familjarët ishin te bindur që mes saj dhe sirianit kishte më shumë se shoqëri, por ajo arriti të manipulonte të shoqin dhe ta bindte që asgjë nuk kishte ndryshuar mes tyre.

“Është pak që t’i kërkojmë falje familjes së viktimës. Duhet t’i kërkojmë më shumë as familjes. Më vjen shumë keq për atë çka ngjau. Ishte aksidentale gjithçka. Unë u dënova me 6 vite vetëm se isha në makinë, pasi u akuzova për bashkëpunim në krim. Për t’i dërguar në azil në Gjermani, ishte mendimi im. Më ndihmoi një djalë që t’i nisnim.”, tha Gazmendi.

Pas vendosjes në një tjetër kamp të gjithëve iu refuzua azili, ndërsa nusja dhe nipi mundën të qëndronin. Pjesa tjetër e familjes, bashkë me djalin u kthyen mbrapsht por ma nusen dhe vogëlushin, ndërsa tashmë jetojnë në kryeqytet me frikën se do të bëhen viktima të hakmarrjes. Nusja e djalit ka shkëputur të gjitha kontaktet, dhe prej një viti Gazmendi nuk sheh dot të birin. Ka mall dhe është i shqetësuar për vogëlushin, i cili aktualisht është nën shoqërinë e njerëzve të huaj. I dëshpëruar ai kërkon të dëgjojë zërin e Roselios të cilin e do më shumë se gjithçka tjetër në botë.

“Kur ikëm në Gjermani kemi vuajtur shumë, se s’dinim as gjuhë. Fëmijën 1 vit e gjysmë e mbajta unë në dhomë atje në kamp në azil. Ajo (nusja) rrinte gjithë ditën në internet. Kur na erdhi radha për të avokati, ajo refuzonte të vinte te ai. Çdo të enjte na jepnin ushqime falas. Shkonim unë dhe nusja. Ajo nisi të fliste, e qeshte me të. Kur i thashë unë që pse i qesh këtij sirianit: Ajo më tha; ‘unë jam shumë e lirshme, flas me njerëzit’. Unë i besova, nuk e akuzova. Ai i kërkoi dhe adresën e ‘Facebook’, por unë i besova se ajo më bënte be për djalin. Ajo i bleu sirianit telefon 230 euro, djalit të vet s’i ka blerë një çokollatë. Për herë të fundit erdhi mori ca rroba nga muaj shtator-tetor, dhe çuni ka qarë shumë. Ky ka qenë momenti i fundit”, tha vjehrra, (pasi çifti ende nuk janë ndarë ligjërisht).

Ndërkohë, Gazmendi tha se kishte qenë pikërisht i vëllai i tij që i kishte thënë se gruaja e kishte tradhtuar në kohën që ky ishte në burg, dhe se ishte larguar me sirianin.

“Nusja m’u shmangte për shumë gjëra. Veç kur i kërkova unë familjes se çfarë po ndodh. Vëllai më tha se ajo të tradhton. Ajo çon në kopsht Roselion dhe rri tërë ditën me sirianin. E kam takuar tek një stacion treni në Gjermani, dhe më tha se: ‘Që kur kam ardhur në Gjermani, kam parë jetën time’. Kur e mora vesh, se doja veten. Kur takova djalin, më thirri babai për herë të parë. E kam takuar dy herë të tjera. Më tha: Nuk të takoj. I kam thënë që kthehu pas dhe eja bashkohemi, më tha ‘jo’”, pohoi Gazmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat