Pas mbledhjes numri dy i qeverisë jep lajmin e rëndësishëm për gjithë shqiptarët

Shqipëria

Pas mbledhjes numri dy i qeverisë jep lajmin e rëndësishëm për gjithë shqiptarët

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:34
Senida Mekis

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e qeverisë, Senida Mekis dha një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

 Në kuadër të koalicionit bashkëqeverisjes me qytetarët, për këta të fundit janë reduktuar disa dokumentacione, duke thjeshtuar procedurat burokratike. Kështu, pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaroi në një konferencë për mediat se me anë të portalit E-Albania do të ofrohen disa shërbime shtesë për qytetarët, ndërsa shtoi se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më certifikata.

“Siç jemi zotuar më parë, vazhdojmë të mbajmë premtim duke ofruar shërbime më të shpejta, efecientë, përmes shërbimi E-Albania. Kjo bëhet për reduktimin e certifikatave, kopjet e kartelave të pasurisë, kapjet të hartës kadastrale, barra e vërtetimit i kalon administratës. Dua të informoj qytetarët se ju jeni të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave nga administrata, ndaj refuzoni çdo kërkesë për to. Kërkojmë falje për ndonjë problematike gjatë kësaj faze. Ky është një hap i rëndësishëm për ndërtimin nga themelet të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, për qytetarin”, tha Mesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat