Ku i ruajnë shqiptarët paratë e tyre? Ja vendi i preferuar

Shqipëria

Ku i ruajnë shqiptarët paratë e tyre? Ja vendi i preferuar

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

Familjet shqiptare kanë 8.3 miliardë euro pasuri të investuara në sektorin financiar. Lajmin e ka bërë publik Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të stabilitetit financiar.

Por ku i ruajnë shqiptarët paratë e tyre? Sipas BSH, forma më e preferuar është depozita. Familjet shqiptare kanë investuar 465 miliardë lekë depozita në monedhën kombëtare dhe 432 miliardë lekë të tjera depozita në valutë, kryesisht në euro.

Pas depozitave, instrumenti më i preferuar janë letrat me vlerë të qeverisë ku individët kanë investuar mbi 135 miliardë lekë, ndërsa në vendin e tretë renditen fondet e investimeve me afro 71 miliardë lekë. Vitet e fundit normat e interesit për depozitat dhe letrat me vlerë kanë rënë ndjeshëm duke i bëra ato më pak fitimprurëse. Por pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë se familjet shqiptare, pjesën më të madhe të pasurisë së tyre vazhdojnë ta mbajnë të investuar në sektorin financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat