Tropojë - Maskat e armatosura u zënë pritë të rinjve, i dhunojnë me mjete të forta

Shqipëria

Tropojë - Maskat e armatosura u zënë pritë të rinjve, i dhunojnë me mjete të forta

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 08:06
Ilustrim

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të forta mbrëmjen e së hënës në Tropojë teksa persona të armatosur dhe me maska u kanë zënë pritë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”.

Shtetasit F.M 29 vjeç dhe E.R 27 vjeç, të dy banues në Lekbibaj kanë qenë duke u kthyer në banesë me mjetin tip kamioncinë, kur janë ndaluar nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Më pas ata i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M dhe E.R të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja  arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat