Ambasada amerikane jep lajmin e mirë për shqiptarët

Shqipëria

Ambasada amerikane jep lajmin e mirë për shqiptarët

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 15:41
Statuja e parë e Skënderbeut në SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka postuar në faqen e saj në “Facebook” një foto ku tregon se statuja e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut është ngritur edhe në SHBA.

Kjo është statuja e parë e Skënderbeut në SHBA , dhe sipas Ambasadës është ngritur në Miçigan, një prej vendeve ku ka më shumë shqiptarë.

“Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70.”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades amerikane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat