Basha ‘ndjesë’ ndaj LSI, përqafon Monika Kryemadhin…

Shqipëria

Basha ‘ndjesë’ ndaj LSI, përqafon Monika Kryemadhin…

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:09
Basha Monika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka kërkuar ‘ndjesë’ sot ndaj LSI-së.

Siç edhe duket nga fotot e bëra gjatë seancës së parlamentit, kreu i PD-së është afruar pranë grupit parlamentar të LSI-së dhe është përqafuar përzemërisht me kryetaren Monika Kryemadhi.

Pas kësaj, ai ka takuar edhe Petrit Vasilin dhe deputetët e tjerë që ndodheshin në atë radhë.

Bashkëpunimi në opozitë mes PD-së dhe LSI-së duket se ka marrë rrugë, duke parë edhe mënyrën dhe sjelljen e liderëve të dy partive kryesore që janë përballë qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat