Bregu: Vettingu duhet, por asnjë nuk e do! Nesër Basha ka një shans

Shqipëria

Bregu: Vettingu duhet, por asnjë nuk e do! Nesër Basha ka një shans

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 20:28
Majlinda Bregu

Në fokus të politikës së përditshme shqiptare është vënë Vettingu, e konkretisht aftësia e tij për të performuar në kushtet kur komisioni i ligjeve, kryesuar nga socialistët, i uli pagat dhe vetë punonjësit procesit të shumëpritur.

Ish deputetja Majlinda Bregu ka shkruar një ditë përpara se drafti të kalojë në parlament, dhe thirrja e saj është për demokratët e Lulzim Bashën. Demokratja shkruan se nga kalimi tek deklarata si “projekt mafioz i ndërkombëtarëve” deri tek propozimi i ri i selisë blu për të rikthyer pagat dhe personelin për Vettingun, ka një hapësirë të madhe, për të cilën duhet të përgjigjet Lulzim Basha nesër në sallën e parlamentit.

Vettingu duhet, por askush nuk e do, shkruan Majlinda Bregu. Por nesër, shton ish deputetja demokrate, Lulzim Basha ka rastin të tregojë se e do vettingun, ashtu siç pretendon ai. Nga ana tjetër, ish ministrja e integrimit e shpreh hapur mendimin e saj, duke thënë se çështja e sasisë së pagës për shqiptarët që do të nisin vettingun, është thjesht një lojë e hedhur në ajër për të mbytur në njëfarë mënyrë reformën e nevojshme në drejtësi.

Për më tepër lexoni analizën e Majlinda Bregut:

Debati i diteve te fundit per organiken e Institucioneve te Pavarura te Vettingut eshte as me pak e as me shume, por vazhdimi i lojes te shemtuar politike me procesin kyc te Reformes ne Drejtesi.

Qe te mos keqkuptohem po e them qarte qe ne krye: Vettingu duhet, por asnje nuk e do!

Menyra se si iu qasem keto dy vitet e fundit Reformes ne Drejtesi, -kakofonia dhe mungesa e koherences ne betejen politike te PD-se me te; largimi nga Komisioni i Reformes ne Drejtesi pikerisht kur diskutohej ligji i Vetting-ut;bllokimi i votimit te Vettingut per muaj me radhe si pasoje e bojkotit te opozites; shpallja e tij nga Lulzim Basha si "projekt mafioz i nderkombetareve"; tallja e vazhdueshme e Kryeministrit dhe perfitimi nga pantonima politike e opozites per ta shpallur veten, heronj te Reformes ne Drejtesi, shto ketu dhe perzgjedhjen e kandidateve qe do te kryejne Vettingun, -jane deshmia me e mire e lehtesise se paperballueshme me te cilen eshte shoqeruar ky proces.

I njejti ajer loje ndjehet edhe sot.

Une do te isha shume dakord qe komisioneret e Vettingut te kene staf dhe page me te larte se niveli i pagave ne Shqiperi.Thene ndryshe, dakord me cdo propozim edhe pse jo racional per realitetin shqiptar,por me kusht qe ky te vendoste nje standart logjik te pakundershtueshem e mbi te gjitha te paekzagjeruar per cdo institucion te ri qe ngrihet nga ky ligj.

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet do te kishin qene me te mire.

Por nuk me rrihet pa thene qe nese debati

per rendesine e Vetting-ut katandiset neser me vote pro e vote kunder per nivelin e pagave e organiken e stafit, dhe kjo perkthehet si mbeshtetje politike dhe/ ose bllokim politik i Vettingut, ne thjesht kemi patur frike ta mendojme seriozisht kete pune.

Nese eshte "projekt mafioz i nderkombetareve per t' ja lene Drejtesine Edi Rames"-neser Lulzim Basha duhet te argumentoje me fakte, kete teze. 

Mbase ne Qershor kur u votua ligji nuk e bente dot, se nuk e linte marreveshja e Maj-it. Por neser i duhet ta beje. Ka mundesine te mbrojtjes se ligjshme te ndjesise se tij te pameshirshme per drejtesi te pakapur!

Kjo do te ishte beteje dhe jo te votosh kunder se nuk te ze vendi, meqe komisioneret e vettingut s' do marrin 10000 euro page ne muaj!

Mund ta beje neser, si njeri qe vetem parimet e udheheqin ne jete, pa llogari buxheti dhe me ashpersi juristi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat