Spaho: Kryeministri të mbajë premtimet për zgjedhjet, Balla: Nuk jemi shtojcë e juaja

Shqipëria

Spaho: Kryeministri të mbajë premtimet për zgjedhjet, Balla: Nuk jemi shtojcë e juaja

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 13:28
Edmond Spaho

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot nën drejtimin e Gramoz Ruçit është shoqëruar me debate të ashpra mes palëve.

PD paraqiti tre kërkesat e saj në lidhje me referendumin për mbetjet, pranimin për futje në rend të ditës së amendamenteve që kanë të bëjnë me organet e vettingut si dhe dekreti për mbetjet.

"Duhet dialog konstruktiv mazhorancë -opozitë. Tryezë politike që të na bashkojë për integrimin e vendit. Në lidhje me Reformën Zgjedhore ka çështje që ne kemi dakortësi, por PS nuk mund të jetë shtojcë e PD-së.", tha kreu i grupit parlamentar socialist pas perfundimit te mbledhjes. 

Ndërkohe që keu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një dalje për mediat pas mbledhjes tha se po punohet për të finalizuar objektin, përbërjen dhe kohën.

"Domosdoshmëria e realizimit të një reforme të tillë, është objektivi kryesor i PD në këtë legjislaturë bazuar në femomene shumë negative në zgjedhjet e 2013, 2015, 2017, veçanërisht blerja e votës. Në lidhje me këtë çështje dëshirojmë që Komisioni të ketë kohën e nevojshme. Të mos përsëritet eksperienca e viteve të shkuara ku Komisioni është krijuar në periudha afër zgjedhjeve dhe për rrjedhojë nuk ka pasur mundësi të kryejë punën e planifikuar, përfshirë edhe rekomandimit e OSBE-ODIHR. Theksova që duhet të fillojë punë një orë e më parë në mënyrë që në zgjedhjet vendore të 2019 të mund të realizojmë objektivin më të rëndësishëm të kësaj pakete që është votimi dhe numërimi elektronik. Ka dhe një premtim nga Kryeministri në maj të këtij viti, ku u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do të votohet dhe do të numërohen në mënyrë elektronike. Prandaj insistuam që Komisioni të fillojë sa më parë nga puna dhe besoj se do fillojë shpejt pasi në parim u shprehën dakord edhe përfaqësuesit e mazhorancës por edhe partia tjetër në opozitë, LSI. Po punohet nga palët për të finalizuar objektin, përbërjen dhe kohën. Nëse do arrijmë ti mbyllim deri nesër do të kalojë në seancë, në të kundërt në seancën më të parë, që i bie javën e ardhshme", tha Spaho per mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat