Durrsakja i zhvat 60 milionë lekë 30-vjeçarit vetëm duke folur në ‘Facebook, por e pëson rëndë

Shqipëria

Durrsakja i zhvat 60 milionë lekë 30-vjeçarit vetëm duke folur në ‘Facebook, por e pëson rëndë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e djeshme një 27-vjeçare, pasi akuzohet për mashtrim.

Media mëson se 27-vjeçarja Enertila Beqja prej disa kohësh kishte komunikim me 30-vjeçarin me iniciale B.A në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, Beqja kishte arritur që t’i mbushte mendjen djalit që t'i dërgonte shumë të mëdha parash.

Po ashtu, 30-vjeçari i dërgonte dhurata të majme vajzës, por siç duket gjërat nuk kishin shkuar mirë dhe për këtë ai e ka denoncuar në polici.

Enertila Beqja, komunikonte me djalin përmes ‘Facebook’, dhe ajo nuk përdorte emrin e saj të vërtetë, por një emër fals.

Policia bën me dije se shuma që 27-vjeçarja i ka zhvatur djalit kap shifrën e 6 milionë lekëve të reja, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Mashtrimi". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat