A do të japë Basha dorëheqje nëse humb zgjedhjet lokale?

Shqipëria

A do të japë Basha dorëheqje nëse humb zgjedhjet lokale?

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 08:49
Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka treguar nëse do të japë dorëheqje nëse humb partia në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Basha nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndërsa tha se “synimi i PD-së nuk është shkarkimi i kryetarit, por fitorja e zgjedhjeve”, shkruan Lapsi.al.

“Unë personalisht u kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat