Basha: Pakti me Ramën është ezauruar, ja marrëveshja e re që do bëjmë

Shqipëria

Basha: Pakti me Ramën është ezauruar, ja marrëveshja e re që do bëjmë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 00:07
Lulzim Basha dhe Edi Rama

I pyetur në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” nëse ka ndonjë pjesë të marrëveshjes së 18 majit që i jep shpresa opozitës për realizimin e kërkesave të saj për reformën zgjedhore, Lulzim Basha tha se ai pakt është i ezauruar por foli për një lloj marrëveshjeje të re me qytetarin.

“Pse ka vdekur marrëveshja, nuk ka vdekur se e thashë unë. Ka një të vërtetë racionale, objektive, me 25 qershor të gjitha ato që ne luftuam të mos ndodhnin, ndodhën. Në kuptimin e marrëveshjes, së paktit, është një pakt i vdekur. Unë vetëm konstatova diçka. E panë mijëra qytetarë. Është e ezauruar për një arsye, fakti që bëmë marrëveshje më 18 maj me presionin e ndërkombëtarëve nuk u binda unë se ky nuk do i bënte. Marrëveshja ka vdekur pavarësisht dëshirës sime për ta thënë apo jo”, tha Basha.

I pyetur nëse po shkohet drejt një marrëveshjeje të re, Basha tha: Kjo është dhe sfida kryesore. Mos e merr Ed Ramën si person, por si mbartësin e gjithçkaje që nuk ka shkuar mirë në 27 vite. Ky është një person që nuk beson tek vota e lirë, koncentron pushtetin. Ne nuk kemi ura lidhëse, dhe ajo që do na duhet është një betejë e madhe ndërgjegjësimi me qytetarët shqiptarë. Rruga e një politike të reformuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat