Kujdes kur përdorni bankomatet në Tiranë, mund t’ua vjedhin të dhënat

Shqipëria

Kujdes kur përdorni bankomatet në Tiranë, mund t’ua vjedhin të dhënat

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:05
ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas bullgar, pasi që dyshohet të ketë vendosur pajisje për klonimin e kartelave në bankomate.

Me këtë rast policia ka sekuestruar pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, dy telefona mobilë dhe veturën e tipit “Volkswagen”.

Personi i arrestuar është Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofje të Bullgarisë, ndërkohë që në kërkim është vënë edhe një shtetas tjetër bullgar.

Të dy ata kanë instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat