Pas mbledhjes së Kryesisë, Basha takim me kryetarët e degëve të PD-së

Shqipëria

Pas mbledhjes së Kryesisë, Basha takim me kryetarët e degëve të PD-së

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:05
Partia Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme krerët e degëve të PD-së. Mbledhja është  zhvilluar në selinë e PD-së dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.

Gjatë takimit kreu Basha ka informuar 68 krerët e PD-së në rrethe mbi vendimin e marrë në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Si dhe ka dhënë udhëzime për analizën në seksione. Mësohet se procesi i analizës do pasohet nga një proces ristrukturimi të PD.

E  ndërsa dy ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë u zhvilluan debate të shumta mbi gjendjen e Partisë Demokratike, ku të shumta kanë qenë kritikat ndaj kryetarit Basha. Gjithashtu debatet në mbledhje degraduan deri në limite të konfrontimeve fizike.

Gjatë kohës që deputeti Jemin Gjana po fliste në mbledhje, ka ndërhyrë disa herë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën,  ndërsa Gjana ka humbur kontrollin dhe është përplasur verbalisht me Mezinin.

Më vonë nga mbledhja u publikuan edhe disa regjistrime audio, të debateve të zhvilluara me derë të mbyllur, publikimi i tyre u përcaktua si diçka  e stisur nga deputeti Gent Starzimiri ,e ndërsa Tritan Shehu e ka quajtur në turp të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat