Kokëdhima: Rama na mashtroi për integrimin, NATO e nxjerr zbuluar

Shqipëria

Kokëdhima: Rama na mashtroi për integrimin, NATO e nxjerr zbuluar

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:56
Koço Kokëdhima

ZGJIDHJA akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët, duke thënë se Shqipëria nuk hap negociatat për integrimin në BE, sepse ka problemet e veta të brendshme.

Duke reaguar pas analizës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s që thotë se pengesa kryesore për integrimin e shpejtë të Shqipërië në BE është korrupsioni masiv dhe mungesa e sundimit të ligjit, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima thotë se fajtori kryesor për lënien e vendit jashtë BE-së është vetëm kryeministri dhe lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin.

Statusi në Facebook

Rama na mashtroi për integrimin, NATO e nxjerr zbuluar
Në analizën, “Tranzicioni Ekonomik në ballkanin Perëndimor-Një Vlerësim”, Asambleja Parlamentare e NATO-s thotë se pengesa kryesore për integrimin e shpejtë të Shqipërië në BE është korrupsioni masiv dhe mungesa e sundimit të ligjit. 

Madje aty citohet se Komisioni Europian i ka thënë Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të caktohej pa u plotësuar dy kushte: rihapja e dialogut politik me opozitën parlamentare si dhe reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore të njeriut.

Edi Rama deklaroi dy javë më parë se BE-ja ka probleme të brendshme të thella dhe askush nuk është dakord për bisedime që do të çonin drejt zgjerimit të bllokut. Por dy ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politikën e jashtme dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë takimit me kryeministrat e vendeve ballkanike në Nju Jork, thanë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ato të kryenin reformat e kërkuara.

Edi Ramës tani nuk i ka mbetur kartë tjetër për të luajtur. Shqipëria, edhe pse e nisi procesin e anëtarësimit më herët se vendet e tjera, do të presë shumë vite pasi të anëtarësohen në BE, Serbia dhe Mali i Zi.ZGJIDHJA ka paralajmëruar se Rilindja ka dështuar ta anëtarësojë Shqipërinë në BE. 

Në vend të kësaj ajo po na integron në Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga Serbia. Rama nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë kusht për reforma, as të luftojë krimin dhe korrupsionin, sepse është marrë peng prej tij. Vetëm largimi i tij nga qeverisja dhe rikthimi i pushtetit në duart e popullit do ta çojë Shqipërinë drejt BE-së. ZGJIDHJA do të jetë në krye të luftës për përmbushjen e kësaj aspirate 27-vjeçare të shqiptarëve.#ZgjidhjaPërShqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat