Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri: Asnjë kusht shtesë, ja kur nisin negociatat

Shqipëria

Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri: Asnjë kusht shtesë, ja kur nisin negociatat

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:03
Takimi Meta-Fleckenstein

Raportuesi i BE-së për Shqipërinë reagoi pasi mbylli një vizitë në Shqipëri.

Ai takoi krerët më të lartë të shtetit, ndërsa shprehet se nuk do ketë asnjë kusht shtesë për Shqipërinë.

Sipas tij nëse reformat vazhdojnë negociatat duhet të hapen në mesin e vitit 2018.

"Asnjë kusht shtesë!"

Ky ishte mesazhi im, të cilin u dhashë pas vizitës në Shqipëri si raportues për Parlamentin Evropian.

 Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e parlamentit, me kryetarët e partive politike dhe ministrat për çështjet e brendshme dhe drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, situata e Shqipërisë ishte:

Nëse reformat në vend vazhdojnë të konkretizohen, negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat