Lajmi i Fundit/ Romët rrahin stafin e urgjencës së pediatrisë në QSUT

Shqipëria

Lajmi i Fundit/ Romët rrahin stafin e urgjencës së pediatrisë në QSUT

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:36
Ilustrim

Një grup romësh ka sulmuar infermierët dhe mjekët në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku disa persona të komunitetit rom kanë hyrë në dhoma duke dhunuar stafin.

Ndoshta përballja me  fluksin e lartë dhe radhën e madhe ka bërë që grupi i komunitetit rom të godasin mjekët dhe infermieret.

Stafi në turn kanë njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë mbërritur me vonesë ne vendngjarje, aktualisht, policia ndodhet tek urgjenca e pediatrisë duke marrë në pyetje grupin e dhunuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat