Rama nga New Yorku: Shkoza nuk meriton koment

Shqipëria

Rama nga New Yorku: Shkoza nuk meriton koment

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:23
Rama

Rama iu përgjigj nga Nju Jorku  dy cështjeve të tjera të nxehta me ndjeshmëri sociale, sic janë problemi i 140 familjeve në Shkozë që preken nga projekti i zgjerimit të Lanës, teksa tha se Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe se ndërtimet pa leje do të shemben.

I pyetur nga Zeri Amerikes, Rama u pergjigj: “Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në New York e në Washington.

VOA: Zoti Rama, pas thuajse një viti, dekreti i ish Presidentit Bujar Nishani, i cili rrëzoi të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, është futur në programin e Parlamentit. Megjithatë, kryetari i grupit tuaj parlamentar deklaroi se do ta tërhiqni. E para, përse u bë ky ndryshim dhe si do të realizohet konkretisht, pasi dekreti i Presidentit duhet të votohet. Cili është plani i qeverisë suaj, do ta miratoni dekretin, pra, të rrëzoni projektligjin dhe më pas të hartoni një ligj të ri për këtë çështje?

 Edi Rama: “Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në New York e në Washington. Megjithatë, ju e bëtë pyetjen dhe unë po ju përgjigjem. Është një proces si shumë e shumë procese të tjera, ku ka qenë e domosdoshme dhe mbetet e domosdoshme që të shemben ndërtimet pa leje, aty ku pengohet zhvillimi i infrastrukturës për të mirën e përbashkët.

Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që nuk mund të pretendojë as të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet, por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë, por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga kolektiviteti, pra, nga i gjithë komuniteti, për një periudhë të caktuar, derisa familjet pastaj të akomodohen aty ku ato do të gjejnë mundësinë të akomodohen me forcat e tyre.

Kjo është Shkoza dhe pastaj historitë me arrogancë, me prepotencë, me shtet shurdh dhe me shtet qorr janë histori që realisht nuk kanë vend. Shteti ka detyrë t’iu shërbejë qytetarëve dhe ka detyrë të mbështesë të gjithë procesin transformues, për të pasur një Shqipëri me shtet, me punë dhe me mirëqenie.

Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe në këtë rrugë, sigurisht do të ketë dhe shqetësime të kësaj natyre, por këto janë shqetësime që i përkasin një pakice shumë të vogël, në krahasim me rëndësinë madhore

Importi i mbetjeve 

VOA: Zoti Rama, pas thuajse një viti, dekreti i ish Presidentit Bujar Nishani, i cili rrëzoi të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, është futur në programin e Parlamentit. Megjithatë, kryetari i grupit tuaj parlamentar deklaroi se do ta tërhiqni. E para, përse u bë ky ndryshim dhe si do të realizohet konkretisht, pasi dekreti i Presidentit duhet të votohet. Cili është plani i qeverisë suaj, do ta miratoni dekretin, pra, të rrëzoni projektligjin dhe më pas të hartoni një ligj të ri për këtë çështje?

 Kryeministri Edi Rama: Kryetari i grupit ka qenë shumë i qartë. Ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë, me të cilën lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj karagjozësh, lloj-lloj politiko-çakejsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre, duke mashtruar publikun. E patjetër, në respekt të ndjeshmërisë së lartë dhe të drejtë të publikut, ne do marrim gjithë kohën e nevojshme që njerëzit ta kuptojnë që këtu s’bëhet fjalë fare për gjithçka kazani mediatik dhe kazani politik vorbullon në funksion të axhendave tërësisht politike apo vetjake, por bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për një proces modernizues, europianizues të Shqipërisë dhe për mundësinë që Shqipëria të ketë një kapacitet riciklues të mbetjeve të gjelbërta, siç e kanë të gjitha vendet e tjera. Jemi i vetmi vend që nuk e kemi. Megjithatë nuk ka urgjence. Qentë le të lehin, karvani do eci përpara.

që ka zgjidhja e këtyre problemeve për shumicën. “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat