Rama në OKB flet si lider global, nga uraganet që goditën SHBA tek Koreja: Jemi të vegjël, por…

Shqipëria

Rama në OKB flet si lider global, nga uraganet që goditën SHBA tek Koreja: Jemi të vegjël, por…

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:38
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në fjalën e tij ai ka prekur sfidat e mëdha që sot shqetësojnë gjithë botën, që nga uraganet që goditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Koreja e Veriut, terrorizmi, klima, barazia gjinore, zgjerimi i BE-së.

“Duhet të përshtatim jetët tona për të mbrojtur planetin, tha kryeministri… Asnjë vend sado i madh i pasur s’mund të përballet me këto probleme apo sfida i vetëm. Kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim”.

Jam lideri i vendit të vogël, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, por “ritheksoj vendimin për të bërë detyrën tonë”, duke u ndaluar këtu te kontributi i dhënë nga Shqipëria në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS. Rama u shpreh krenar se ”për herë të parë në Shqipëri kemi qeveri të barabartë gjinore”.

Më tej Kryeministri deklaroi se prioriteti kryesor i Shqipërisë është Integrimi në Bashkimin Evropian.

“Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne”.

Një temë tjetër që Rama preku në fjalën e tij është edhe Kosova, ai bëri thirrje për njohje të Kosovës si shtet i pavarur:

“Njohja e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejt për qytetarët e saj dhe stabilitetin e sajonit, përshirë dhe vetë Serbinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat