Rama reklamon Malësinë e Madhe, komentuesi: I shikon skandalet ti?

Shqipëria

Rama reklamon Malësinë e Madhe, komentuesi: I shikon skandalet ti?

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 09:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku reklamon ndryshimet urbane në Tamarë, Razëm në Malësinë e Madhe.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimeve urbane në Tamarë e Razëm të Malësisë së Madhe, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në “Facebook”.

Por pas këtij komenti nuk kanë munguar komentet kritike në adresë të kreut të qeverisë.

“Njëri prej komentuesve i shkruan: 1 pyetje kisha, I shikon këto skandale ti, qoftë me arsimin, qoftë me ushqimet, qoftë me çmimet që rriten përditë, apo 1 aparat dhe duke bërë fotografi, populli do vepra jo imagjinata me drone dhe fotografi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat