Basha u mbyll derën kritikëve: Sa të jem unë, s’ka fraksione

Shqipëria

Basha u mbyll derën kritikëve: Sa të jem unë, s’ka fraksione

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 23:14
Grupi, PD

Partia Demokratike nuk do kete fraksione, megjithe kerkesen e kritikeve te kreut te kesaj force politike, Lulzim Basha. Pas nje mbledhje qe zgjati 4 ore, kreu i demokrateve, Lulzim Basha ua mbylli perfundimisht deren, Astrit Patozit e Jozefina Topallit, te cilet flisnin per legalizimin e fraksioneve ne PD.

“Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat qe te punoje për qëllimin e përbashkët. është qellim kombëtar për te çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.

Ndersa i pyetur se si do te behet bashkimi i demokrateve ai eshte pergjigjur se “do behet rreth vlerave si shqiptare dhe evropiane”.

“Ishte mbledhje e gjate, e lodhshme, por lodhje e mire. Shpresa e vetme e vendit eshte PD. Mbledhja ishte e shoqeruar me fryme dialogu dhe debate. Lajmi i sotem eshte vendimi unanim i kryesise se PD per te nisur nje proces analize dhe konsultimi me bazen me qellim forcimin e PD-se, reformimin, bashkimit dhe perballjen me Edi Ramen dhe qeverine e dale permes tjetersimit kriminal te vullnetit te shqiptareve. Kush punon kunder interesit te PD dhe ka axhende jo te PD te dale jashte gardhi”, tha me tej Basha.

Tensionet në Kryesinë e PD, zbardhet fjala e Bashës në mbledhje

Mbledhja e sotme e Kryesise se PD eshte shoqeruar me tensione. Panorama” zbardh edhe fjalen e kreut te PD Lulzim Basha para anetareve te Kryesise, pas incidentit qe ndodhi mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

“Pergjegjesine time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithe anetaresise se PD. Sulmet ndaj njeri tjetrit i sherbejne vetem Edi Rames. Dolem nga nje lufte, nuk ishin zgjedhje por lufte, duhet te bashkohemi per betejat e ardhshme. Ndryshimet statutore per vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partise. Rritja e rolit te anetaresise. Cdo sulm pa fakte, me hamendesime ndaj PD dhe lidershipit, nje sherbim qe me vetedije qe i behet Edi Rames”

Me tej Basha eshte shprehur se “Qellimi i analizes eshte perbashkimi. Ned duhet te ndertojme pergjigjen per skemen dhe infrastrukturen e blerjes se votes dhe shantazhimit. Ta identifikojme infrastrukturen e tyre emer per emer, kudo ne cdo zone. Nga zgjedhjet u lenduan shume vete, shume nga ne ketu, por mos te harrojme se traumen me te madhe sot e vuan vendi dhe qytetaret”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat