Pas aleatëve Basha mbledh kryesinë, ja çfarë pritet të diskutohet

Shqipëria

Pas aleatëve Basha mbledh kryesinë, ja çfarë pritet të diskutohet

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:26
Lulzim Basha

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite kryesinë e saj. Mbledhja do të bëhet në orën 18:00.

Media bën me dije se gjatë mbledhjes së kryesisë do të bëhet analiza dhe organimi i partisë.

Burime për Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat