Patozit 'nuk i del inati' për garën e 22 korrikut: Prova pse Basha s’mund të flasë më

Shqipëria

Patozit 'nuk i del inati' për garën e 22 korrikut: Prova pse Basha s’mund të flasë më

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:58
Astrit Patozi

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar sërish për zgjedhjet qe kjo force politike beri kete verë.

Pikerisht nga zgjedhjet qe u mbajten ne 22 korrik demokratët votuan qe ti jepnin nje tjeter mandat Lulzim Bashes, i cili ishte ne gare perballe ish deputetit te PD-se, Eduard Selamit. 

Por përpos deklaratave të vazhduara për këto zgjedhje, ish-deputeti Patozi ka reaguar sërish, duke e cilësuar procesin një farsë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi thotë se ka prova për faktin se “Basha nuk mund të flasë për zgjedhjet që u mbajtën brenda partisë”.

POSTIMI I ASTRIT PATOZIT

Ja pse Lulzim Basha nuk mund të flasë për zgjedhje të lira. “Fiks fare” risjell provat e farsës së 22 korrikut, ku votat e demokratëve u manipuluan dhe kutitë u mbushën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat